Vendimin për martesë e merrni çdo ditë, jo vetëm në ditën e martesës!

2017-03-22 në ora 18:21

Një ndër keqkuptimet më të mëdha rreth martesës është se posa ta kaloni ditën e dasmës, ju do të jetoni gjithmonë të lumtur. Megjithatë, asgjë nuk mund të jetë më e gabuar se ky mendim.

Në fakt, shumica e njerëzve shpenzojnë kohë, energji dhe burime të ndryshme për ta planifikuar ditën e dasmës, në vend se ta planifikojnë jetën së bashku. Martesa është diçka që kërkon angazhim të përditshëm.

Çdo ditë që zgjoheni nga gjumi duhet të vendosni nëse dëshironi të angazhoheni – për të mirë apo për të keq. Martesat e mira dhe të fuqishme nuk krijohen përmes fotografive që i postoni në rrjete sociale si Facebook apo Instagram, por ndërtohen nga marrëveshjet e përditshme dhe përmes kohërave të vështira që i përjetoni.

Për çdo fotografi që çiftet e postojnë duke buzëqeshur apo duke përjetuar momente romantike ekziston një moment i fshehtë i agonisë i shoqëruar me lot në faqe, flok të shprishura dhe dy njerëz duke u përpjekur t’i rregullojnë gjërat. Ky është realiteti i hidhur i martesës.

Në fund të ditës, martesa mbetet për të rriturit. Ajo kërkon pjekuri, vendosmëri, këmbëngulje dhe dashuri pa kushte për të krijuar dhe për të mbajtur lumturinë. Sekreti për një martesë dhe jetë të lumtur është që çdo ditë të bëni diçka të mirë qëllimshëm.