Shtëpia mund të jetë një vend i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, për shkak të djegieve të rastësishme ose djegieve që paraqesin një nga kërcënimet më të mëdha.
Fëmijët e moshës katër dhe nëntë vjeç janë më shumë në rrezik, por në shumicën e rasteve këto incidente janë të parandalueshme.
Ndërkohë që të gjitha rastet duhet të trajtohen menjëherë, është e rëndësishme të dihet dallimi në mes të tre shkallëve të djegieve për të ndihmuar në vlerësimin nëse kërkohet vëmendje mjekësore urgjente.
Djegje të shkallës së parë: Dëmtimi vetëm në shtresën më të lartë të lëkurës. Lëkura do të jetë e thatë dhe e kuqe me disa dhimbje dhe ënjtje të vogëla dhe do të shërohet në rreth tre deri në gjashtë ditë.
Djegie e shkallës së dytë: Shkon më thellë dhe dëmton shtresën e parë të lëkurës dhe rezulton në fluska, shenjat e kuqe dhe dhimbje të forta. Koha e shërimit mund të jetë tre javë ose më shumë.
Djegia e shkallës së tretë: Kjo është djegja më serioze pasi dëmton çdo shtresë të lëkurës dhe indeve nën të, transmeton Gazeta Shneta.
Lëkura do të duket e thatë, ngjyrë kafe ose e bardhë apo e zier dhe nuk mund të ketë shumë dhimbje fillimisht për shkak të dëmtimit të nervit.
Djegiet e shkallës së parë:
-Vendosni ujë të freskët (jo të ftohtë) mbi zonën e djegur për 10-15 minuta
-Hiqni fëmijën tuaj nga burimi i nxehtësisë.
-Vendosni një leckë të lagur mbi zonën e prekur
-Mos vendosni akull ose mjete të tjera në djegie si gjalpë
Djegje e dytë dhe e tretë:
-Hiqni veshjet dhe stolitë rreth djegies, përveç ndonjë gjëje që është mbërthyer në lëkurë
Poashtu, mos i shtrydhni fluskat që mund të dalin në sipërfaqe./Gazeta Shneta/