Familja e Stephen Hawking kanë dhuruar ventilatorin e tij në Spitalin Royal Papworth në Kembrixh për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve me koronavirus.
Vajza e Stephen Hawking po u bën thirrje të gjithëve që “të mbështesin stafin e NHS në çdo mënyrë të mundshme” gjatë Covid-19 shkruan SkyNews, transmeton GazetaShneta.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje njerëzve të marrin seriozisht distancimin shoqëror, duke thënë: “Ne të gjithë duhet të bëjmë pak, çfarëdo që të jetë”.
Hawking tha që të gjitha pajisjet mjekësore që i përdori babai i saj e që i përkisnin NHS u kthyen pasi ai vdiq në moshën 76 vjeçare në vitin 2018. Ai kishte kontraktuar sëmundje të neuroneve motorike në vitin 1963 në moshën 21 vjeçare.
“Tani ne po i kalojmë ato në NHS me shpresën se ato do të ndihmojnë në luftën kundër COVID-19”, tha vajza e tij./GazetaShneta/