Dhoma ku kryhen incizimet me CT 64 shtresore në klinikën e Radiologjisë në QKUK, vazhdon të mbetet shqetësim për stafin për shkak të rrezeve jonizuese.
Ndonëse është investuar, ventilimi që është vendosur aty nuk po kryen punë, shkruan Gazeta Shneta.
Ventilimi i instaluar në mënyrë jo profesionale dhe jashtë standardeve, nuk po kryen punë as në ajrosjen e dhomës, e aq më pak në pastrimin e ajrit nga rrezet jonizuese.
Këto të fundit janë mjaft të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ato mund të dëmtojnë qelizat e gjalla, disa prej të cilave mund të vdesin e disa të pësojnë mutacion.
Sipas Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi, doza maksimale e lejuar përgjatë një viti kalendarik për profesionistët është 20 mSv, ndërsa për publikun është 1 mSv, mbi sfondin e dozës.
Por këto doza mund të jenë më të larta për shkak të mbrojtjes së dobët në dhomën e CT-së.
Gazeta Shneta mëson nga burimet se klinika e Radiologjisë ka dorëzuar projektin për ventilimin standard, por krejt çka është realizuar mund ta shihni në foto. /Gazeta Shneta/