Shkenca tashmë ka treguar se vera e kuqe mund të iu ndihmojë të humbni peshë, të jetoni më gjatë dhe se një gotë me verë të kuqe është si një orë në palestër. Tani, vera e kuqe, hyn në listë edhe si “ndihmë” për gratë që dëshirojnë të kenë fëmijë.
Një studim i ri i botuar në “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” ka gjetur se një gotë verë të kuqe në ditë në fakt mund të ndihmojë gratë që duan të mbesin shtatzënë.
Me sa duket, ka një përbërje natyrale në verën e kuqe të quajtur resveratrol që thuhet të reduktojë ndjeshëm shanset e grave për të zhvilluar sindromën ovarian Polycystic (PCOS), një shkak kryesor i infertilitetit midis grave.
Sipas Kolegjit Austrilian, mjekët e përgjithshëm, tregojnë se PCOS është një virus i pranishëm në 12-21 për qind të grave të moshës riprodhuese. Më tronditëse është se, deri në 70 për qind e këtyre grave kurrë nuk janë diagnostikuar. PCOS shkakton që gratë të prodhojnë një sasi më të lartë të testosteronit dhe androgjenit.
Profesor Antoni Duleba, i cili udhëhoqi studimin, tha: “Studimi ynë është studimi i parë klinik për të gjetur se resveratrol në mënyrë të konsiderueshme ul nivelin e testosteronit të pacientëve me PCOS”.
Të gjitha gratë që konsumonin verë të kuqe brenda një periudhe të shkurtë niveli i testosteronit tek to ra në 23.1%./GazetaShneta/