Veseli: Kemi nevojë për reformë të mirëfilltë për shëndetësinë (Video)

2017-03-02 në ora 18:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga një bashkëbisedim me mjekët, ku i ka dëgjuar idetë e tyre për reformat e nevojshme në këtë fushë.

Pasi i ka dëgjuar nevojat e mjekëve dhe idetë për të ardhmen e shëndetësisë së Kosovës, lideri i PDK-së ka thënë se duhet të punohet në hartimin e një strategjie të mirëfilltë për reformimin e sistemit shëndetësor.

“Pa një sistem shëndetësor të mirë, nuk mund ta kemi një Kosovë të shëndetshme”, ka thënë Veseli.

Ky takim i Veselit me mjekët është në vazhdën e takimeve që lideri i PDK-së po zhvillon me të gjitha kategoritë e shoqërisë në mbarë vendin.