Deputeti i PD-së, Bardh Spahia nëpërmjet një publikimi të tij kishte denoncuar një rast të rëndë në maternitetin e Tiranës.
Sipas tij për shkak të mungesës së inkubatorëve dhe oksigjenit për fëmijët vetëm gjatë muajit janar kanë ndërruar jetë 10 foshnja. Ndërsa duke e pasur parasyshë që sot është vetëm dita e 11-të e këtij muaji.
“Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë. Për 30 orë si pasoje e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatësh nga këto 3 vdekje në 24 orëshin e fundit. Për muajin janar janë 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast në ditë” kishte shkruar ai.
Ai kishte shpjeguar se kur situata paraqitet e tillë në Tiranë, as nuk mund të imagjinohet se çfarë ndodh në rrethe të saj. Për këtë situatë që vazhdon prej 4 -5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shendetësisë.
Papërgjegjshmeria e atyre që drejtojnë shendetësinë vazhdon, me pasoja të rënda për jeten e foshnjave dhe nënave.
Ndërkohe Edvin Rama tallet me shqiptarët duke i uruar miremëngjes nga mega vila e tij në Surrel”, përfundon Spahia. / Gazeta Shneta