Qendra Klinike Universitare për momentin është në bllokadë totale nga veturat.
Rruga nga klinika e Gjinekologjisë deri te hyrja në pjesën e poshtme të QKUK-së, është bllokuar nga veturat, shkruan Gazeta Shneta.
Në disa fotografi të dërguara nga një familjar i cili shkoi në vizitë, shihet se disa persona kanë parkuar veturat e tyre në rrugë duke bllokuar kështu komunikacionin.
Në mes të kolonës kanë ngecur edhe dy autoambulanca, duke mos mundur të dërgojnë pacientët në klinikat përkatëse.
Kjo nuk është hera e parë që komunikacioni bllokohet nga veturat e shumta në rrugët brenda kompleksit të QKUK-së.
Veturat e familjarëve por edhe të stafit të klinikave bllokojnë edhe hyrjen e Emergjencës, ndonëse parkimi i tyre është i ndaluar edhe me shenjë komunikacioni. /Gazeta Shneta/