Një video e një djali të vogël që udhëtonte përgjatë një shkallë lëvizëse me nënën e tij, ka dërguar një mesazh të fortë për prindërit që vizitojnë qendrat tregtare me fëmijët e tyre.
Në pamjet dramatike të një qendre në Kinë, një nënë dhe djali i saj shihen duke udhëtuar përgjatë shkallëve lëvizëse – nëna në këmbë dhe me djalin ulur, raporton e përditshmja ‘The Sun’.
Ndërsa djali i ri po qëndron ulur përgjatë udhëtimit të tyre, dora e djathtë duket se i bllokohet në panelin e skajit, pasi aksidentalisht i fut gishtat e tij në qoshe, transmeton Gazeta Shneta.
Derisa djaloshi përpiqet ta tërheqë dorën, nëna e tij duket se alarmohej tejmase kur nuk është në gjendje ta tërheqë atë.
Ndiqni videon për më shumë detaje./Gazeta Shneta/