Disa muaj më parë këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu ose ndryshe Tuna solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë.
Kohët e fundit Tuna është treguar disi e rezervuar me publikimin e fotove të Tianit të vogël, por dhe kur e ka bërë është siguruar që shumicën e rasteve të mos publikonte fytyrën e tij.
Por së fundmi “Prive” ka sjellë një video të adhurueshme të vogëlushit që tregon fytyrën e tij të bukur edhe pse me filtra dhe se sa shumë është rritur ai.
Këngëtarja u bë nënë si fryt i lidhjes me Patris Berishën. Ata zgjodhën ta quajnë djalin Tian, i cili është një emër i shkurtër dhe i thjeshtë, që zanafillën e ka nga Kina e lashtë.
Kinezët kanë një lidhje mistike, me qiellin, ndaj Tian për ta është gjithçka që lidhet me hapësirën qiellore dhe me fuqinë e mbinatyrshme./noa.al/