Sarah Schmid është një nënë e cila ka sjellë në jetë gjashtë fëmijë, dhe katër prej tyre ajo i ka lindur vetë, në shtëpi ose ambient të hapur, pa ndihmën e mjekut apo ndonjë mamie.
Sarah është një gjermane e cila jeton në Francë, ndërsa lindjet e saj ajo i filmon dhe i publikon në kanalin e saj në Youtube, përcjell Gazeta Shneta.
Ajo merr miliona shikime nga njerëz nëpër botë të cilëve i bën kjo përshtypje, kursë së fundmi ka publikuar edhe një libër për lindjet e vetëasistuara.
Më poshtë keni videon e lindjes së fëmijës së katërt, të cilën Sarah e ka bërë në oborrin e shtëpisë së saj, me fëmijët pranë.
Ajo gjithashtu ka bërë lidhje direkte (livestream) të lindjes, të cilën e kanë përcjellë 1.4 milionë persona./GazetaShneta
Videon e plotë e gjeni KËTU.
Nëna që lind në natyrë sërish sjell krejt e vetme edhe fëmijën e gjashtë në oborrin e shtëpisë