Videoja e jashtëzakonshme interaktive tregon lëvizjen e trupit tuaj gjatë shtatzënisë

2017-02-24 në ora 08:41

Muzeu i Shkencës dhe Industrisë në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka realizuar një video të jashtëzakonshëm për femrat shtatzënë.

Në këtë video interaktive, gratë që presin të bëhen me fëmijë mund të shikojnë se si iu lëvizin organet e trupit të tyre gjatë javëve të shtatzënisë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.

Videoja paraqet rritjen e mitrës me kalimin e javëve, lëvizjen lart të organeve shkaku i presionit që i bën trupi i bebës suaj.

Ja vlen ta shikoni. /Gazeta Shneta/