Viktima 39 vjeçare nga Istogu ka lënë dy fëmijë, bashkëshorti i kishte vdekur disa vite më parë

2020-04-13 në ora 17:58

Gruaja 39 vjeçare nga fshati Lluga e Istogut e cila u operua dje në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK ndërroi jetë gjatë ditës së sotme, duke u bërë viktima e tetë.

Ajo ishte rasti i parë që u diagnostifikua me këtë sëmundje nga komuna e Istogut dhe Drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune tregon se nuk kanë informata se nga është infektuar, transmeton Gazeta Shneta.

Dy fëmijët e viktimës tanimë janë duke qëndruar me xhaxhain e tyre pasi bashkëshori i saj kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Gjithashtu, Komuna e Istogut tanimë janë në gjurmim të rasteve të të gjitha kontakteve që ajo mund të ketë pasur me personat e tjerë.

Kujtojmë se numri i të prekurve me Covid-19 në Kosovë është 362, nga këta 59 janë të shëruar dhe 8 kanë humbur jetën. /GazetaShneta/