Mungesa e përkushtimit ndaj kujdesit të vazhdueshëm, përdorimi i produkteve toksike për kujdes të fytyrës, konsumi i ushqimeve me yndyrë, e shumë faktorë tjerë bëjnë që fytyra e femrave nuk të jetë ajo çfarë ato ëndërrojnë.
Megjithatë, Living do zbulojë një efekt çudibërës të ujit të gazuar dhe përdorimit të tij për kujdesin e fytyrës.
Mbushni një enë (një legen ose tas të madh për shembull) ujë të gazuar, në qoftë se nuk duroni dot “gudulisjet” e shkaktuara nga flluskat gjysma të mbushet me ujë të gazuar dhe gjysma tjetër e enës me ujë mineral natyral) dhe zhysni fytyrën për 5-10 minuta.
Trajtimi i fytyrës me ujë të gazuar është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, si dhe nuk shkakton kurrfarë efekti anësor apo irritimi.
Shënim: Rekomandohet vetëm një herë në javë!