Çdo vit të ri, virueset e reja lajmërohen, dhe bebet me sisitemin e tyre imunitar të patestuar më parë, janë targetet e para të viruseve.
Por, janë mijëra mënyra për t’i ndihmuar foshnjet të shmangin ftohjet dhe gripet, ose për t’i bërë ato më të rehatshme dhe të lehta për foshnjen në rast se targetohen.
Prindërit shpesh herë nisen drejt për tek barnatorja më e afërt kur vërejnë se foshnjën e ka zënë ndonjë i ftohtë sezonal.
Por, Akademia Amerikane e Pediatrisë, paralajmëron se medikamentet nuk janë efikase për trajtimin e kollitjes dhe ftohjes tek foshnjes, madje ato mund të jenë të rrezikshme për foshnjet nën moshën 6 vjeçare, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, kjo nuk nënkupton se foshnja juaj duhet të vuaj nga dhimbjet dhe jorehatija. Nëse ka kollitje, ftohje, apo grip, ju mund të provoni këto zgjidhje të sigurta dhe gjentile shtëpiake. Këto vetëm do ta bëjn të ndihet më mirë!
Shumë pushim:
Organizmit i duhet energji për të luftuar infeksionin, dhe sasia e energjisë që shpenzohet gjatë kësaj kohe, sfilit edhe një të rritur. Kur fëmija është i pushueshëm, ai është edhe duke u shëruar.
Studimet tregojnë se stresi luan rol të rëndësishëm edhe në sëmundje, gjithashtu. Nëse fëmija ka shumë presion, për shkak të shkollë, miqve, apo diçka që ka ndodhur në shtëpi së fundi, pushimi dhe gjumi është gjithçka atij i duhet.
Përpos gjumit, ofrojani fëmijës lojën e preferuar apo ndonjë film të animuar që ka qejf ta shoh. Ose, mundeni edhe t’i ndihmoni të bëj vizatimet e preferuara shumë ngjyrëshe, derisa është i shtrirë në shtrat.
Avullimi:
Nuhatja e ajrit të lagur ndihmon në lirimin e mukusit të mbledhur në rrugët e frymëmarrjes. Një banjë e ngrohtë, përpos që është relaksuese, do t’i ndihmojë fëmijës të largoj edhe mukusin.
Lëjeni banjën e mbyllur gjatë kohës që vaska është duke u mbushur me ujin e ngrohtë, në këtë mënyrë do të krijohet edhe një sasi e avullit brenda banjës. Lëjeni fëmijën të luaj dhe të qëndroj për ca kohë në një ambient të tillë.
Lëngjet:
Konsumimi i shumë lëngjeve parandalon dehidratimin, zbutë sekrecionin nasal, dhe i largon bakteriet nga trupi.
Mund të përdorni qumështin e gjirit (nëse i sëmuri është foshnje), ujë mineral, dhe lëngje natyrale që i përlqejn fëmijës tuaj.
Mjalta (Fëmijët mbi 12 muaj)
Mjalta ndihmon për të larguar dhe për të zbutur infalamacionin në fytë dhe mushkëri. Disa studime shkencore sugjerojnë se mjalta ndihmon edhe në gjumin e fëmijë, duke e bërë atë më të rehatshëm, transmeton Gazeta Shneta.
Lëngjet e ngrohta dhe supa e pulës (mbi 6 muajsh)
Lëngjet e ngrohta lehtësojnë kongjestionin. Sipas studimeve amerikane, supa e pulës është lehtësuesja më e mirë për simptomet e ftohtit, si dhimbjet, marrja e mendëve, kongjestioni, plogështia, dhe virusi.
Ndërsa, përpos supës së pulës, edhe çajrat herbal, bëjn efektin e tyre. Por, përpara se t’i përdorni tek foshnjet më të vogla, konsultohuni me doktorin se cilat mund t’i përdorni. /Gazeta Shneta/