Virusi “Machupo”, i njohur ndryshe edhe si Sëmundja hemorragjike e Bolivisë, është zbuluar për herë të parë në vitin 1963 nga hulumtuesi Karl Johnson.
Atë kohë përqindja e fatalitetit tek të prekurit ka qenë 5 deri 30 për qind. Ndërkohë në vitin 2007 nga ky virus ishin prekur 20 persona, 3 nga të cilët kishin përfunduar me fatalitet, transmeton Gazeta Shneta.
Një vit më vonë, paoshtu në Bolivi, kishin pësuar edhe 12 persona nga ky virus. Në vitin 2011 ky shtet kishte ndërmarr masa kundër infektimit me këtë virus, megjithëse ishte raportuar një rast vdekje.
Infektimi është transmetuar në shumicën e rasteve nga minjtë.
Simptomat e kësaj sëmundje janë të ngjashme me virusin e Malaries. Nis me ethe, dhimbje koke dhe të muskujve. Rrjedhja e gjakut fillon nga hundët kur sëmundja arrin në fazën e hemorragjisë zakonisht brenda 7 ditëve.
Për këtë virus ende nuk ka një vaksinë e cila parandalon infektimin. /Gazeta Shneta/