Infeksioni COVID-19 mund të mposht sistemin tuaj imunitar, duke ju bërë të varur nga një ventilator brenda disa orëve, raporton ABC News Filadelfia.
“Disa prej atyre pacientëve që keni parë, brenda tre deri në katër orë, ata dekompensohen plotësisht aty ku është zbardhur kraharori në rrezet X” tha Hernan Alvarado, drejtuesi i terapisë së frymëmarrjes në Temple University Health System në Pensilvani.
“Tani ata janë në një tub të frymëmarrjes” – u shpreh ai.
“Shenjat klasike, rritja e temperaturës, gulçim, kollë, vështirësi në frymëmarrje, nëse keni ndonjë nga ato simptoma kontrollohuni menjëherë. Kjo mund të shpëtojë jetën tuaj,” paralajmëroi Alvarado. /Gazeta Shneta/