Shumica e ekspertëve rekomandojnë që gratë shtatzëna të marrin një shtesë ditore prej 400 njësive të vitaminës D.
Tani një studim i ri sugjeron që një dozë më e madhe mund të jetë e dobishme për shëndetin e kockave të foshnjës tuaj, shkruan New York Times.
Studimi, analizoi 517 gra që merrnin shtesë 2400 njësi të Vitaminës D nga 24 javë të shtatzanisë deri në një javë pas lindjes, shkruan Gazeta Shneta.
Për më tepër, të gjitha gratë u këshilluan të marrin shtesë 400-njësish të Vitaminës D, në përputhje me rekomandimet e mjekëve.
Efektet ishin veçanërisht të fuqishme tek gratë që merrnin më shumë Vitaminë D shtesë. Doza e lartë e Vitaminës D, nuk kishin asnjë efekt në peshën e fëmijëve. /GazetaShneta/