Shumica e profesionistëve mjekësorë do të bien dakord që ushqyerja me gji është mënyra më e shëndetshme dhe më e mirë për të ushqyer foshnjën tuaj të vogël.
Përveç sigurimit të vitaminave dhe ushqyesve thelbësorë, qumështi i gjirit ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e fëmijës tuaj nga infeksioni, shkruan, American Pregnancy Association, përcjell Gazeta Shneta.
Shumë ekspertë pohojnë, se ngrënia e një diete të ekuilibruar mund të mos jetë e mjaftueshme për të siguruar që nënat që ushqejnë me gji të marrin mjaft lëndë ushqyese të nevojshme për të ruajtur shëndetin optimal.
Andaj, shumica e mjekëve sugjerojnë që nënat të plotësojnë dietat e tyre me vitamina gjatë dhënies së gjirit.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Shpesh herë, gratë zgjedhin të vazhdojnë me të njëjtën vitaminë që kanë marrur para lindjes, të përdorin edhe pas lindjes së fëmijës.
Hulumtimet tregojnë se shumica e grave kanë nivele të ulëta të vitaminës D, e cila ka pasoja të rëndësishme në shëndetin e tyre, për shkak të faktit se vitamina D luan një rol në parandalimin e një game të gjerë të gjendjeve shëndetësore, përfshirë diabetin dhe format e ndryshme të kancerit.
Poashtu, koordinimi me ofruesin e kujdesit shëndetsorë është jetik, sepse burimet e vitaminës D dhe B, pastaj mineraleve si Fe dhe Ca janë mjaft të rëndësishme gjatë këtij procesi. /Gazeta Shneta/