Hulumtuesit po shqyrtojnë nëse vitaminat B mund të parandalojë ose të përmbysin ‘stuhinë e citokinës’, një nga ndërlikimet kryesore dhe shkaqet e vdekjes në pacientët me Covid-19.
Ndërsa disa vitamina B, si vitamina B6, kontribuojnë në një sistem të shëndetshëm imunitar, ekspertët thonë se është shumë shpejt për të bërë pretendime konkrete shkruan VeryWellHealth përcjell Gazeta Shneta.
Ndërsa,vitamina të tjera si vitamina C dhe vitamina D, mund të ndihmojnë në mbështetjen e sistemit tuaj imunitar.
Një raport i ri sugjeron që vitaminat B mund të përmirësojnë simptomat e Covid-19 dhe të zvogëlojnë kohëzgjatjen e qëndrimit në spital për ata me infeksione të rënda.
Në një raport të gushtit botuar në Maturitas, studiuesit nga ‘Universiteti i Emirateve të Bashkuara Arabe’ (UAEU) supozuan se për shkak se vitaminat B ndihmojnë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar, ato potencialisht mund të parandalojnë ose zvogëlojnë simptomat e Covid-19 dhe / ose kurojnë një infeksion aktiv.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.
Pacientët me infeksione të rënda Covid-19 shpesh përjetojnë një përgjigje imune hiperaktive të quajtur stuhi citokine.
Kjo përgjigje e ekzagjeruar çliron proteina sinjalizuese të quajtura citokina, të cilat janë një pjesë e rëndësishme e sistemit tuaj imunitar. Por nëse lirohen shumë, mund të shkaktojë inflamacion të rëndë akut që çon në dëmtime të indeve dhe organeve.
Studiuesit nga ‘Universiteti i Emirateve të Bashkuara Arabe’ sugjerojnë që për shkak se vitaminat B rregullojnë citokinat që shkaktojnë inflamacion, ato potencialisht mund të parandalojnë ose të përmbysin stuhinë e citokinës.
Stuhia e citokinës është shkaktari themelor i sindromës akute të distresit respirator (ARDS), ndërlikimi më i rëndë në pacientët me Covid-19.
Në mënyrë hipotetike, vitaminat B mund të përmirësojnë frymëmarrjen, të parandalojnë mpiksjen e gjakut dhe të ulin shkallën e vdekshmërisë në pacientët me Covid.
Ndërsa shkencëtarët shqyrtojnë lidhjet e mundshme midis vitaminës B dhe Covidit, veprimi më i mirë që mund të bëni tani është të ushqeheni mirë dhe të ushtroni rregullisht për të rritur sistemin tuaj imunitar. /Gazeta Shneta/