Nuk janë të mjaftueshme kremërat që merrni çdo ditë kundër rrudhave dhe në kërkim të një pamje më rinore. Ju duhet mbrojtje edhe nga brenda.
Kalciumi: ndërtuesi i kockave
Kalciumi është një mineral thelbësor që gjendet në sasi të larta në qumësht dhe produkte të tjera të qumështit, transmeton Gazeta Shneta.
Në mënyrë tipike, pak më shumë se 1% e peshës trupore të një gruaje është kalcium, gjë që sigurisht na ndihmon të kuptojmë pse e konsiderojmë kaq të rëndësishme.
Pothuajse i gjithë kalciumi i trupit tuaj gjendet në kockat dhe dhëmbët tuaj. Pasi që gratë janë katër herë më të ndjeshme ndaj osteoporozës sesa burrat, marrja e mjaftueshme e kalciumit është thelbësore për shëndetin e gjithë kockave tuaja.
Vaji i peshkut: zemër e shëndetshme
Peshqit, si skumbri, trofta, harenga, sardelet dhe salmoni janë burim i pasur me omega 3. Këto yndyrna shumë të specializuara nuk mund të bëhen në trupin tonë dhe për shkak që shumë gra konsumojnë pak peshk ato marrin pak omega 3.
Omega 3 është e rëndësishme për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut dhe për uljen e triglicerideve qarkulluese për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Folati
Folati është një vitaminë B e tretshme në ujë. Emri i tij rrjedh nga gjethja pasi folati është më i pasur në burimet ushqimore siç janë gjethet dhe frutat. Qelizat tona kanë nevojë për folat për ta bërë ADN dhe pa ADN qelizat nuk funksionojnë siç duhet.
Gjatë shtatzanisë folati është thelbësor në parandalimin e anomalive të tubit nervor në fetus.
Vitamina B
Vitaminat B përfshijnë thiaminin (B1), riboflavin (B2), niacin (B3), acidin pantothenik (B5), piridoksinë (B6), kobalaminën (B12) dhe biotinën. Këto janë lëndë ushqyese thelbësore të tretshme në ujë që gjenden në shumë ushqime.
Vitamina B12 gjendet ekskluzivisht në mish, peshk dhe qumësht.
Vitmaina D
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë që mund të bëhet në trupin tonë kur ekspozohet në rrezet e diellit. Gjendet gjithashtu në ushqime të fortifikuara me vitaminë D siç është qumështi.
Ajo ndihmon në trupni tonë të thithë kalciumin nga dieta jonë dhe shtesat që mund të marrim. Vitamina D gjithashtu luan një rol në zhvillimin e mirëmbajtjen e eshtrave të shëndetshëm. /GazetaShneta/