Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia po raporton në Komisionin parlamentar për Shëndetësi.
Ai ka folur për procesin e sigurimit të vaksinave si dhe administrimin e tyre nga fundi i marsit deri më sot. Vitia ka thënë se aktualisht në stokun e MSH-së janë mbi 400 mijë doza të vaksinave, shkruan Gazeta Shneta.
Vitia ka thënë se me këtë trend të vaksinimit do të imunizohen mbi 70 për qind e qytetarëve mbi moshën 16-vjeç.
“Deri në fund të vitit arrijnë mbi 500 mijë doza nga kontrata me Pfizer. Me këtë sasi dhe trend të vaksinimit mbi 70 për qind e qytetarëve mbi moshën 16 do të imunizohen deri në fund të vitit”, ka deklaruar Vitia.
Ai ka bërë të ditur se mbi 750 mijë doza të vaksinës Pfizer janë dorëzuar nga kjo kompani dhe janë administruar në Kosovë. Vitia ka thënë se ka ngecje të furnizimit me vaksina përmes mekanizmit Covax. /Gazeta Shneta/