Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dr. Arben Vitia, ka kërkuar nga stafi shëndetësor që të organizohet për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit që ndodhi në orët e para të ditës së sotme.
“Lajme të rënda sot nga Thumana, Durrësi e Kurbini. Sipas informatave, përveç të vdekurve, ka shumë të lënduar dhe shumë nevojë për ndihmë profesionale. Nga Kosova u nisën Policia dhe FSK për ndihmë. Eshtë e domosdoshme që edhe stafi shëndetësor të organizohet me të gjitha mjetet dhe të gjendemi pranë atyre që kanë nevojë”, ka shkruar Vitia në Facebook, transmeton Gazeta Shneta.
Në Shqipëri deri më tani raportohet për tetë persona të vdekur dhe shumë të lënduar nga tërmeti 6.3 ballësh që ndodhi rreth orës 3:50 të mëngjesit. Dëme të shumta materiale kanë ndodhur në Durrës ku ka qenë edhe epiqendra e tërmetit, ndërkohë që operacione të shumta të kërkim-shpëtimit nën rrënojat e ndërtesave janë duke vazhduar. /Gazeta Shneta/