Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia do të raportoj sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
Vitia së bashku me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik Dr. Naser Ramadani, drejtorin e SHSKUK-së, Dr. Basri Sejdiu dhe drejtoreshën e Klinikës Infektive Dr. Lindita Ajazi-Berisha, do të raportojnë për gjendjen me koronavirusin, shkruan Gazeta Shneta.
Deputetët e Kuvendit kanë kërkuar raportim për së afërmi për masat që janë ndërmarr për parandalimin e sëmundjes e cila është përhapur në shumë vende të botës dhe ka marr afër 3 mijë jetë.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Vitia ka themeluar Komitetin për vlerësimin dhe koordinimin e situatës emergjente me Koronavirus Covid-19. Poashtu ka thënë se do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria për të furnizuar spitalet me barnat dhe materialet e nevojshme. /Gazeta Shneta/