Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se po punohet në sigurimin e sa më shumë vaksinave.
“Pavarësisht vaksinimit duhet të respektojmë masat, deri sa nuk vaksinohemi të gjithë asnjë nuk është i sigurt”
“Situata është shumë e rëndë, varianti i ri është shumë i rrezikshëm dhe i prek të rinjtë të cilët janë në fazen e fundit për vaksinim”
Vitia i ka arsyetuar masat e reja me këtë gjendje dhe duhet marrë shembuj edhe nga vendet që në fazën e vaksinimit janë më përpara se Kosova.
“Qeveria po punon pa ndërpresë që të siguroj sa me shumë vaksina nga kryeministri Kurti deri te Presidentja” tha ai./Front Online