Në Kanal 10, në emisionin ‘Prime Time’ po diskutohet rreth variantit të ri të Covid 19.
Pjesë e panelit janë Dr. Ilir Tolaj, Bujar Vitija nga Gazeta Shneta dhe Hana Xhemaili.
Në debat, Dr. Tolaj ka akuzur rëndë IKSHPK’në dhe sistemin shëndetësor në Kosovë që s’ka arritur të rritë kapacitetet për përballimin e Covid-19.
E, Vitija në debat e sipër ka akuzuar Tolajn si njërin nga përgjegjësit për sistemin e brishtë shëndetësor në Kosovë, duke qenë se ai ka qenë sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë.