Komuna e Vushtrrisë ka nisur realizimin e projektit për vizitat familjare nga mjekët dhe infermieret.
Këto vizita do të bëhen falas për nënat lehona, foshnjat, personave me nevoja të veçanta, ata me sëmundje kronike si dhe për pleqtë, ka njoftuar kryetari Xhafer Tahiri, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni njoftimin e tij të plotë:
Kujdesi shtëpiak për lehonat, personat e moshës së tretë dhe me nevoja të veçanta!
4 mjek familjar dhe 8 infermiere në shërbim për qytetarët e Vushtrrisë në vizita familjare falas. Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor, pa pagesë për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, me fokus vizitat në shtëpitë e tyre me theks të veçantë të lehonave dhe foshnjave, personave me nevoja të veçanta, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Kjo marrëveshje është një hap i radhës në qëllimit tonë si qeverisje, për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve.
“Faleminderit Islamic Relief Worldwide dega Zvicërr si dhe zyrën e IRW në Kosovë për bashkëpunimin dhe drejtorit komunal të shëndetësisë, Sylejman Meholli, për punën dhe angazhimin për ta realizuar këtë projekt në shëndetësi!