Një grua shtatzënë është detyruar të ndjek hajdutin, i cili i vodhi kuletën në një parking në Walmart.
26 vjeçarja, Christine Braswell është detyruar të vrapojë në mënyrë që t’i rikthejë gjërat e saj të vlefshme që kishte në kuletë, kur ndodhi rasti në Karolinën Jugore, shkruan Dailymail.
Ndonëse gruaja po vraponte ajo nuk arriti ta zinte hajdutin, andaj e ndezi makinën dhe filloi ta ndiqte me makinë deri sa e zuri.
“Unë kam qenë shtatzënë në muajin e pestë ndaj nuk mund të vrapoja shpejt dhe u detyrova ta ndiqja me makinë. Sigurisht se nuk do ia lija kuletën time atij. Nuk është e drejtë kjo”, u shpreh Braswell.