Kryeparlamentarja dhe ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani ka dalë pozitive me koronavirus.
Këtë njoftim zyrtar e ka bërë përmes rrjetit social duke thënë se u testua për Covid pasi disa të afërm kishin rezultuar pozitiv, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër të tjera, ajo shtoi se detyrat dhe përgjegjësitë në të dy funksionet shtetëore do ti ushtroj gjatë kohës së izolimit në shtëpi përmes platformave elektronike.
Për fund kryeparlamentarja porositë të gjithë qytetarët se:
“Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar. Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!”.