Vogëlushi që luante 9 orë me telefon pësoi diçka të tmerrshme

2018-08-04 në ora 21:14

Një fëmijë 6 vjeçar pësoi një paralizë faciale permanente pasi luante 9 orë në ditë lojëra. Filimisht J.N, nga Nueva Ecija e nisi me tike të pakontrollueshme faciale.

Nuk i ndalonte dot qepallat të lëviznin. Prindërit e dërguan për një kontroll në spital por analizat vërtetuan se John kishte një tru të shëndoshë.

Një javë më pas ai pësonte paralizë faciale çdo 20- 30 minuta, pavarësisht se nuk përdorte më smartphone apo tablet.

Babai, Edgar është i bindur se simptomat janë shkak i lojës së tepërt të djalit në smartphone dhe tablet

Ai tha: “Djali im gjithmonë ka qenë i shëndetshëm. Nuk ka pasur kurrë asnjë problem më përpara. Problemet nisën më 23- 24 korrik dhe nuk ndaluan. Jam i bindur se shkaku është loja e tepërt në Iphone e Tablet. “

Mjekët besojnë se simptomat tregojnë se ai ka pasur një paralizë që ka prekur gjysmën e trurit por nuk janë në gjëndje të diagnostifikojnë dhe të përcaktojnë shkakun nga ka ardhur. Kur problemi vijoi ata e dërguan në një spital tjetër./Kidstime/