Moti në pesë ditët e ardhshme do të jetë me vransira, erë e intervale me diell, si dhe reshje shiu.
Temperaturat minimale do të jenë deri në 5C, kurse maksimalet deri në 24C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“17.05 – Pjesërisht vranët dhe me erë gjatë ditës. Pradite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu, e që mund të shoqërohen edhe me bubullima.
18.05 – Pjesërisht vranët. Orëve të hershme të mëngjesit dhe paradite priten edhe reshje të dobëta shiu.
19.05 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.
20.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.
21.05 – Më shumë diell me vransira kalimtare gjatë ditës.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/