Një person rreth moshës 17 vjeçare është vrarë sot në Prishtinë, njofton Klan Kosova, transmeton Gazeta Shneta.
Trupi i tij është gjetur rreth orës 11:00, tek shkolla “Model”, me katër plumba në gjymtyrë.
Lajmin e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes, ndonëse akoma nuk ka asnje informatë zyrtare për mënyrën se si ka ndodhur kjo vrasje.
Tashmë trupin e të ndjerit e ka marrë ekipi i Mjekësisë Ligjore.
Kryeprokurori Ymer Beka, vrasjen e ka cilësuar si të dyshimtë, njofton Klan Kosova. /Gazeta Shneta/