Xhensila shtatzënë? Nëna e Bes Kallakut zbulon sekretin

2017-09-09 në ora 14:08

E ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Magazine, gjyshja e Bes Kallakut i ka pritur me shumë humor ngacmimet e Albanit, Ervinit dhe Albanës për të zbuluar më shumë sekrete nga dasma e madhe e nipit të saj.

Por zërat se Xhensila mund të jetë shtatzënë, Ija i ka mbyllur. Pas pyetjes së Albanës nëse nusja është duke pritur një bebe, ajo tha: “Jo, për Zotin. Ajo s’po dëgjon ta bëjë kurrë….”

Këngëtarja, si të gjithë personazhet e njohur, është e fokusuar te karriera, por Ijes kjo gjë nuk po i pëlqen shumë.

“Unë plasa duke e lutur dhe ajo më thotë “edhe për dy vjet Ije nuk kam ndër mend”, ndërsa ajo ia kthen: “Po karriera jote nuk mbaron asnjëherë mi non”.

Me sa duket, edhe për dy vjet të tjera, asgjë të re nga nusja për bebe. Ijes, kështu i ka thënë të paktën.