Në një intervistë për emisionin në “Top Albania Radio”, Zaimina ka njoftuar se do të donte të zgjeronte familjen e saj si dhe të bënte realitet ëndrrën e partnerit të saj, për të lindur një djalë.
Madje, ajo tha se në një ardhme jo fort të largët do të tentojë që t’ia përmbush këtë dëshirë të madhe të partnerit të saj.
Këngëtarja ka vetëm katër muaj prej se u bë nënën për herë të parë dhe në jetë solli vajzën e saj, Khloe.
Zai vazhdimisht ka publikuar fotografi të mëmësisë së saj, e cila është shfaqur mjaft e kujdesshme.