Këngëtarja e famshme shqiptare Zaimina Vasjari tanimë ka katër muaj që ka lindur vajzën e saj, ajo së bashku me bashkëshortin e saj Klodin u bënë prindër për herë të parë të një vajze të cilët e pagëzuan me emrin Khloe.
Zaimina u përkujdes që jo vetëm shtatzëninë e saj ta mbajë të fshehtë, por edhe fytyrën e vajzës së saj të vogël.
Ajo para dy ditësh festoi katër mujorin e Khloes, derisa ka vendosur vajzën e saj në rrjetin social Instagram me mbishkrimin: E ëmbla ime e vogël Khloe është bërë 4 muajshe sot. Dhe po ne qeshim gjithë ditën së bashku” shkroi Zaimina në postimin e bërë.E sot, pikërisht në ditën e fëmijëve “1 Qershorin” ajo ka vendosur për herë të parë t’ia zbulojë fytyrën vajzës së saj, përmes një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram e ajo që bie në sy është ngjashmëria e saj e madhe me të atin, Klodin.“Gezuar 1 qershorin tend te pare sy kalterta ime! Gezuar edhe te gjithe vogelusheve! Qofshin fytyrat dhe zemrat tuaja te lumtura gjithmone./Gazeta Shneta/