Zajmina Vasjari është shtatzënë dhe për pak muaj pritet të mbajë në duar fëmijën e saj të parë. Këtë informacion e bëri me dije Elona Duro, gjatë rrëfimit për shtatzëninë e tyre, nxorën dhe sekretin e Zajminës.
Gazetarja Duro për një moment tha: “’Edhe Zaimina është në muajin e 6-të apo jo?” – pyeti ajo si me dyshim duke lënë të nënkuptohet se është në këtë muaj.
E po kaq “misterioz” ka qenë edhe i dashuri i saj për të cilin ajo nuk ka folur asnjëherë. Së fundi mediat publikuan edhe fotot të biznesmenit nga Durrësi, i cili merret me sipërmarrje të shumta, me të cilin thuhet se ka edhe fëmijën.
Fotot e para të partnerit të saj, të cilin këngëtarja e ka ruajtur larg syrit kureshtarë me shumë fanatizëm, u zbuluan gjatë festës së ditëlindjes së Zajminës.
Mesa duket bukuroshes seksi i kanë mbetur edhe tre muaj përpara se të marrë në krah fëmijën e saj të parë.