Kujdesi ndaj bebeve nuk është edhe aq i lehtë për një nënë.
Ajo duhet të mbajë me vete gjatë tërë kohës pelena, letra të lagura dhe rroba rezervë për beben e saj, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Por një nënë mendon se ka gjetur zgjidhjen përgjithmonë.
Elizabeth Rasco nga Kalifornia, është përgëzuar për zgjidhjen e saj ‘gjeniale’, pasi shpërndau një fotografi të një kutie ku i mban të gjitha gjërat e nevojshme që duhen për ta ndërruar beben.
Është fare e thjeshtë. Merreni një kuti plastike dhe përfundi kapakut vendosni letrat e lagura të lidhura me një llastik flokësh.
Ndërsa në kuti vendosni pelenat dhe rrobat rezervë. /Gazeta Shneta/