Zbulohet dëshmia më e vjetër e jetës në planet

2017-03-01 në ora 20:19

Shkencëtarët besojnë se mbetjet e një mikroorganizmi të zbuluar në Kanada janë të vjetra 3.77 miliardë vjet.

Nëse këto pretendime vërtetohen, ky do të ishte mikrofosili më i vjetër i gjetur ndonjëherë.

Zbulimi përbën filamente të holla dhe tuba të formuar nga bakteria që jetonte në hekur, thuhet në njoftimin e dhënë të mërkurën nga University College London, transmeton Klan Kosova.

Është gjetur në shtresa të kuarcit në Nuvvuagittuq Supracrustal në Quebec, në Kandada, ku gjenden disa nga shkëmbinjtë sedimetarë më të vjetër në planet.