Në Klinikën e Anestezionit me Mjekim Intensiv në QKUK vitin e kaluar kanë punuar 57 anesteziologë të cilët kanë mbajtur mbi 19 mijë anestezione në sallat operative. Disa prej tyre e kanë lënë punën në QKUK brenda vitit.
Gazeta Shneta që disa javë ka publikuar një seri të shkrimeve mbi performancën e klinikave dhe mjekëve në QKUK. Deri më tani janë publikuar shumica e klinikave të kirurgjisë ku është bërë publike puna e secilit kirurg brenda vitit të kaluar, ndërsa sot po publikohet performanca e anesteziologëve.
Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë raportuar 19172 anestezione të shkurtra apo të gjata, të mbajtura në sallat operative në QKUK nga 57 anesteziologë sa kanë qenë vitin e kaluar. Megjithatë disa prej tyre e kanë lënë punën gjatë vitit, ndërsa ka edhe prej tyre që kanë ndërruar jetë.
Më së shumti anestezione nga KAM-i ka mbajtur anesteziologu Muharrem Morina i cili punon në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike. Ai ka të regjistruara 2689 anestezione të vogla dhe të përgjithshme.
Pas tij me më së shumti shifra është Rajmonda Nallbani me 795, ndërsa në vendin e tretë është Agron Krasniqi me 733.
Më së paku anestezione nga anesteziologët ka Rexhep Gjyliqi. Ai ka të regjistruara vetëm 12 sosh, derisa pas tij është Mimoza Avdiu-Islami me 77 dhe në vendin e tretë me më së paku është Shkëlzen Muriqi me 84.
Tre anesteziologë që mbajnë pozita poashtu kanë zero ose pak operacione. Agreta Gashi-Gecaj është anëtare e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, Gazmend Spahija drejtor i Klinikës si dhe Shaqir Uka është shef në Mjekimin Intensiv. Këta të tre, sikurse edhe anesteziologë të tjerë mbajnë kujdestari në intensivë.
Klinika e Anestezionit po vazhdon të përballet me mungesë të anesteziologëve. Nga 57 anesteziologë, vitin e kaluar 11 e kanë ndërpre kontratën, një ka dal në pension ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë.
Aktualisht në këtë klinikë punojnë rreth 44 anesteziologë të cilët i mbulojnë të gjitha njësitë me salla operative në QKUK, si dhe Mjekimin Intensiv.
Më poshtë gjeni listën e plotë të anesteziologëve dhe shifrat e tyre.
Dr. Albina Likaj-Imeri 482
Dr.Ingerta Sahiti-Krasniqi 276
Dr.Lavdim Morina 336
Dr.Lulzim Emini 567
Dr.Medita Hashimi 306
Dr.Mimoza Avdiu-Islami 77
Dr.Nehat Baftiu 35 Ka ndërpre kontratën me 01.09.2022
Dr.Abdulla Hajdari 214
Dr.Agron Balaj 449
Dr.Agron Krasniqi 733
Dr.Alban Gjonbalaj 524
Dr.Arben Ahmeti 439
Dr.Betim Merdiu 285
Dr.Blerina Kurshumlija 327
Dr.Bunjamin Fazliu 228
Dr.Dafina Rashica-Kurti 243
Dr.Damir Haxhitasimi 200
Dr.Diana Avdyli 376
Dr.Doruntina Bunjaku 111
Dr.Driton Zylfiu 141
Dr.Florije Marashi 472
Dr.Ismet Arifaj 700
Dr.Kemajl Gashi 357
Dr.Mentor Alimusaj 309
Dr.Mifail Morina 127
Dr.Muharrem Morina 2689
Dr.Nebije Sadrija 289
Dr.Nexhmije Duriqi 441
Dr.Ragip Musliu 619
Dr.Rajmonda Nallbani 795
Dr.Rexhep Gjyliqi 12
Dr.Arjan Ademi 462
Dr.Shkelzen Muriqi 84
Dr.Shpresa Hasimja 435
Dr.Shpresa Vuniqi 368
Dr.Turkan Karabegler 410
Dr.Valmir Idrizi 252 Ka ndërpre kontratën me 08.12.2022
Dr.Voltan Shukriu 250
Dr.Saranda Luli-Xheladini 410
Dr.Arta Berisha 673
Dr.Valon Kadriu 433
Dr.Fatos Sada Ka ngrirë poziten – I angazhuar në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë nga 12.01.2021
Dr.Burhan Hadri 326 Ka ndërpre kontratën me 26.09.2022
Dr Dafina Matoshi 67 Ka ndërpre kontratën me 05.10.2022
Dr Hilmi Havolli 181 I pensionuar me 09.09.2022
Dr Ardian Krasniqi 146 Ka ndërpre kontratën me 08.12.2022
Dr Gezim Kunoviku 159 Ka ndërpre kontratën me 01.07.2022
Dr Islam Krasniqi 192 Ka ndërpre kontratën me 26.09.2022
Dr Labinot Gashi 157 Ka ndërpre kontratën me 01.07.2022
Dr Muharrem Krasniqi 64 Ka ndërruar jetë më 09.04.2022
Dr Merita Millaku 276
Dr Myziene Kryeziu 526 Ka ndërpre kontratën me 01.11.2022
Dr Sabahat Gashi 55 Ka ndërpre kontratën me 23.04.2022
Dr Venera Agani 79 Ka ndërpre kontraten me 22.04.2022