Është zbuluar kontrata në mes qeverisë së Shqipërisë dhe kompanisë ‘Pfizer’ dhe ‘Biontech’ për blerjen e vaksinave anti Covid.
Kontrata e lidhur ndërmjet ‘Pfizer Export B.B’ në Holandë dhe ministrive shqiptare të Shëndetësisë dhe asaj për Rindërtim, si dhe Institutit të Shëndetit Publik, ka përcaktuar sasinë, koston dhe kushtet që duhet t’i plotësojë qeveria shqiptare.
Gogo.al e cila ka publikuar kontratën, shkruan se marrëveshja konfidenciale ka paraparë blerjen e vaksinave me çmim prej 12 dollarësh që i bie më pak se 10 euro për një dozë.
Me këtë kontratë Shqipëria ka blerë afër 500 mijë doza por jo të gjitha do të dorëzohen shpejt.
Sipas kontratës 10 mijë e 530 doza janë dorëzuar në janar, 30 mijë e 420 do të dorëzohen në muajin shkurt, ndërsa pjesa tjetër në tre mujorin e tretë dhe të katërt të këtij viti.
Qeveria shqiptare sipas kësaj kontrate do të paguaj paraprakisht afër 3 milionë dollarë, ndërsa në total vaksinat do t’i kushtojnë rreth 6 milionë dollarë. /Gazeta Shneta/