Është zbuluar vendi i cili ka popullin me zemrat më të shëndetshme në botë, e ky vend është Tsimane, në pyjet e Bolivisë, transmeton Gazeta Shneta.
Hulumtuesit thonë që për ta ishte e pabesueshme, por megjithatë hulumtimet e tregojnë këtë, zemrat e tyre nuk kanë asnjë arterie të bllokuar.
Tsimane ka rreth 16,000 banorë, peshkatar, fermer, gjuetar etj, ndërsa mënyrë e jetesës së tyre është e ngjashme me qytetërimin e mijëra viteve më parë.
Ata ushqehen me derra të egër, me peshqit ë ujërave të ëmbla, hanë shumë fruta, oriz, misër dhe patate të ëmbla, e sigurisht banania është e preferuara e tyre.
Fizikisht, ata janë shumë aktiv, pasi edhe personat mbi 60 vjeç vazhdojnë të ecin shpejtë.
Shkencëtarët skanuan zemrat e 705 banorëve tsimanezë. Në moshën 45 vjeç, pothuajse asnjëri prej tyre nuk kishte shenja të bllokimit të arterieve, ndërkohë që 25% e amerikanëve i kanë.
Në moshën 75-vjeçare, 2/3 e kësaj popullsie nuk kishin arterie të bllokuara, krahasuar me pjesën më të madhe të amerikanëve.
Gjithashtu, çka i bënë këta njerëz edhe më të shëndetshëm është se një numër shumë i vogël i tyre pinë duhan. /Gazeta Shneta/