Zbulohet virusi i gripit të shpendëve H5N8 në Bosnjë

2017-02-15 në ora 10:34

Sektori i shëndetësisë i Bosnjë-Hercegovinës njoftoi të martën se u zbulua virusi i gripit të shpendëve H5N8 në një pulari të qytetit Prijedor në Veriperëndim të vendit.

Sipas komunikatës zyrtare, mostrat e pulave të ngordhura të kësaj pularie do të dërgohen në laboratorin qendror të BE-së për gripin e shpendëve për konfirmim të mëtejshëm.

Në komunikatë nuk përmendet numri i saktë i pulave të ngordhura.

Qeveria e Bosnjë-Hercegovinës e përcakton qytetin Prijedor si zonë me rrezik të lartë për gripin e shpendëve dhe ka marrë masa parandaluese e kontrolluese.