Zbulon identitetin e babait të saj si vrasës në ‘Google’, vendos që kurrë më mos t’a quaj baba

2017-04-25 në ora 16:58

Vajza e vrasësit Soham Ian Huntley ka dhënë një intervistë të rrallë televizive në të cilën ajo tha se kurrë nuk do ta quajë vrasësin famëkeq si ‘baba’ i saj.

Huntley u dënua me një minimum prej 40 vjetësh pas hekurave pasi vrau Holly Wells dhe Jessica Chapman, të dyja 10, në Cambridgeshire në vitin 2002 shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.

Vajza e tij e larguar, Samantha Bryan, i tha një dokumentari të Kanal Five, që pas 15 vjetëve nga vrasja e dyfishtë, ajo zbuloi se vrasësi ishte babai i saj, ndërsa kërkonte një projekt shkollor.

Samantha, tani 18 vjeç, ishte vetëm katër vjeç kur Huntley vrau vajzat dhjetëvjeçare.

Ajo është e bija e Katie Bryan, ish e dashura e Huntley, e cila u largua nga vrasësi para se të lindte Samantha.