Se çfarë e bën më të veçantë periudhën e shtatzënisë përpos lëvizjet e foshnjës, mund ta zbuloni në këtë artikull.
Çfarë ndien fëmija brenda barkut të nënës?
Ai eksperimenton me të gjitha shijet. E dinit se ndërsa ju hani ushqime dhe pini pije të ndryshme fëmija zhvillon shqisën e të shijuarit? Studimet shkencore kanë provuar se bebushi do të jetë i prirur të pëlqejë dhe pranojë më me lehtësi gjatë ushqyerjes ato ushqime të cilat nëna i ka konsumuar më tepër në shtatzani. interesante apo jo? prandaj përpiquni të konsumoni ushqime të ndryshme gjatë shtatzënisë
Bebi në barkun e nënës zhvillon shqisën e dëgjimit.Fëmijët janë në gjendje të dëgjojnë që në barkun e nënës prandaj njohin edhe zërat! Njohin zërin e nënës që në ditët e para të jetës.
Fëmija në barkun e nënës edhe shikon. Duke filluar nga java 25 e shtatzënisë fëmija hap sytë. Ai shikon dritat që vijnë nga jashtë uterusit dhe i shmanget duke u kthyer në anën tjetër. hapja dhe mbyllja e syve brenda barkut fillon të zhvillohet gradualisht duke u përgatitur për jetën jashtë./botaegruas