Kafeina është një stimulus natyral që më së shpeshti gjendet në çaj dhe kafe.Ky stimulus natyror është një nga përbërësit më të përdorur në mbarë botën.
Mirëpo, kafeina shpesh përflitet për efektet e saj anësore duke shkaktuar pagjumësi dhe ankth shkruan Healthline, transmeton GazetaShneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Në anën tjetër, egzistojnë edhe hulumtime që tregojnë se kafeina funksionon duke stimuluar trurin dhe sistemin nervor qendror, duke ju ndihmuar të qëndroni vigjilent dhe të parandaloni shfaqjen e lodhjes.
Në ditët e sotme, 80% e popullsisë së botës konsumojnë një produkt që përmban kafeinë çdo ditë.
Përpos tjerash, kafeina mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe ka aftësinë të bllokojë molekulën adenozinë që sinjalizon trurin.
Benefitet tjera të kafeinës përfshijnë:
Forocn metabolizimin dhe djegien e dhjamit: Për shkak të aftësisë së saj për të stimuluar sistemin nervor qendror, kafeina mund të rrisë metabolizmin deri në 11% dhe djeg dhjamin deri në 13%.
Mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit: Përkundër asaj që mund të keni dëgjuar, kafeina nuk rrit rrezikun ndaj sëmundjes së zemrës.
Mbron mëlçinë tuaj: Kafja zvogëlon rrezikun e dëmtimit të mëlçisë./GazetaShneta/