Zbuloni domethënien nëse lindni një bebe në muajin nëntor

2017-11-03 në ora 13:24

E dini se edhe muaji në të cilin lind fëmija ka një domethënie në lidhje me karakterin e tij? Sipas një studimi të kryer në “Institute fiscal studies” zgjedhjet personale të dikujt do të ndikohen edhe nga muaji në të cilin ai ka lindur.

Sipas ekspertëve të astrologjisë, fëmijët e lindur në nëntor do të kenë këto karakteristika:

Mund të shfaqin vështirësi në shprehjen e emocioneve dhe këtë duhet ta stimuloni duke bërë vazhdimisht biseda. Këtë duhet ta përdorni edhe si mënyrë edukuese.

Këta fëmijë do të jenë tepër kuriozë dhe do të pëlqejnë sekretet. Shumë shpesh mund ta gjeni duke hedhur një lodër në banjo apo nga dritatja vetëm për të parë çfarë do të ndodhë.

Janë shumë inteligjentë dhe përjetojnë shumë emocione brenda tyre. Edhe pse mund të duken të brishtë përbrenda, do të kenë një vullnet shumë të madh për të ecur përpara dhe për të luftuar. Kjo lidhet edhe me kuriozitetin që kanë.

Do të përpiqet shpesh të përfitojë nga dobësitë e të rriturve, prandaj duhet të keni rregulla te prera dhe të qarta edukuese.

Ata shpesh mund të bëhen të “shurdhër” para asaj që i thoni dhe janë reflektues të mirë. Duhet ta inkurajoni vazhdimisht për të shprehur atë që mendon.

Janë impulsivë dhe kanë dëshirë të marrin pjesë në aktivitete jo tepër të sigurta. I flisni gjithmonë rreth rrezikut të asaj që po bën në mënyrë që të jetë i vetëdijshëm.

Kanë edhe një anë negative. Konsiderohen si fëmijë që hakmerren. Gjithashtu dinë të marrin dashuri dhe janë tepër simpatikë.

Mërziten shpejt dhe kërkojnë gjithmonë lojë apo aktivitete të reja.

Kërkojnë perfeksionin edhe në mënyrë të pavullnetshme. Shpesh do t’i shikoni të shpërthejnë në lot vetëm si pasojë e moszgjidhjes në mënyrën e duhur të lojës. I mësoni se duhet të kuptojnë se jo të gjitha gjërat mund të bëhen në perfeksion. /pernenat/