Gjatë lindjes, mund të vie gjer tek këputja e perineumit (pjesa e indeve në mes të vaginës dhe anusit) të shkallëve të ndryshme. Këputja e shkallës së parë paraqet vetëm dëmtimin e mukozës së vaginës dhe/apo lëkurës perineale dhe me qepjen e vendosur drejtë ajo shpejt shërohet duke mos shkaktuar dhembje të mëdha. Këputja e shkallës së dytë, ku niveli i dëmtimit është sikurse tek epiziotomia, paraqet këputjen e indeve të buta nën lëkurë si dhe tek pjesa e muskujve të bazës së legenit. Shërimi zgjat më shumë, por dhembja zvogëlohet që në ditët e para.
Pas lindjes, me vendosjen e balancimit hormonal edhe pigmentizimi normalizohet. Mund të zvogëloni intensitetin e errësimit duke shmangur rrezitjen dhe gjithsesi përdorni krema mbrojtëse me faktorë mbrojtës mbi 30. Në raste kur pigmentizimi vazhdon edhe më tej, lajmërohuni tek dermatologu.
Pas lindjes më bien flokët, çfarë të bëj?
Nuk mund të bëni asgjë për të parandaluar rënien e flokëve. Gjatë shtatzënisë, për shkak të nivelit të lartë të estrogjenit, flokët janë më aktive dhe përqindja më e madhe e qimeve është në fazë të rritjes. Pjesa e flokëve që është në fazë qetësie, pas së cilës flokët do bien është më e vogël se sa para shtatzënisë. Pas lindjes, niveli i estrogjenit bie, dhe një numër më i madh i qimeve kalojnë në fazën e qetësisë, dhe pas kësaj kohe, tërë ato flokë bien. Përdorni shampo të cilët japin dukje më voluminoze, apo ndoshta edhe ndonjë shkurtim flokësh.
Gjatë shtatzënisë më ishin zgjeruar venat. A do të tërhiqen pas lindjes?
Venat e zgjeruara në këmbë pjesërisht tërhiqen pas lindjes. Nuk mund të prisni kthim të plotë, sidomos tek gratë të cilat i kanë patur venat e zgjeruara edhe para shtatzënisë, të cilat kanë raste me vena të zgjeruara në familje, të cilat qëndrojnë gjatë në këmbë apo kanë mbipeshë.
Mund ti ndihmoni vetes duke ushtruar rregullisht, pa marrë parasysh nëse është aerobik, palestër apo vetëm ecje intensive. Kur pushoni ngrini këmbët lartë mbi nivelin e trupit, mund të përdorni çorape me fije elastike të cilat ngushtojnë këmbët lehtësisht, dushi i këmbëve me ujë të ftohtë dhe ngrohtë. Më së miri do të ishte ti hiqni kilogramët e tepërt dhe gjendja do të ju përmirësohej.