Përderisa jeni shtatzënë, trupi juaj do të ketë nevojë për më shumë ushqim, në mënyrë që të ndihmojë pastaj në gji dhënie.
Pasi që keni lindur dhe hani ushqime të ndryshme dhe të balancuara atëherë ju mundeni që të bini në peshën e fituar gjatë shtatzënisë në mënyrë krejtësisht natyrale dhe madje pa dëmtuar veten dhe as beben tuaj.
Gratë pas lindjes që mbajnë dietë, ushtrojnë vazhdimisht ose rrinë larg ushqimit kanë shumë gjasa që të bien në peshë, por edhe mund të kenë arritur levele të mëdha të toksinave në gjinjtë e tyre.
Gji dhënia konsiderohet si një prej ushqimeve më të shëndetshme për foshnjën tuaj, kështu që mos u pesimizoni në këtë aspekt, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta.
Duke punuar në mënyrë graduale për humbje të peshës, hani kur jeni të uritura, dhe sigurohuni që të keni lëngje të mjaftueshme. Kjo është mënyra më e mirë për të humbur peshë në mënyrë natyrale dhe të lehtë. /Gazeta Shneta/