Gjumi është një nga tre përbërësit kryesor për një jetë të shëndetëshme dhe më të gjatë.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se një e treta e amerikanëve nuk bëjnë një gjumë të rregullt shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
“Problemet e gjumit përbëjnë një epidemi globale që kërcënon shëndetin dhe cilësinë e jetës deri në 45 përqind të popullsisë”, thotë shoqëria.
Më poshtë, gjeni tre mënyra sesi të përmirësoni higjienën e gjumit tuaj:
-Krijoni një hapësirë të gjumit
Një nga detyrat e para është të keni një vend të rehatshëm për gjumë.Faza e gjumit REM mund të prishet shumë lehtë.Mes tjerash, shkenca bën të ditur se të fleni në temperaturat e ftohta 15 deri në 20C ju ndihmon për një gjumë më të mirë.
-Zhvilloni një rutinë para gjumit
Para se të flini, kaloni kohë duke lexuar ose dëgjuar muzikë qetësuese, joga apo edhe meditim.
-Krijoni rutinën e njejtë të gjumit/zgjimit
Trupi juaj ka nevojë për rutinë, andaj krijoni një kohë të gjumit dhe zgjimit.
-Fikni dritat
Sekretimi i hormonit të gjumit melatonin fillon në errësirë.Hulumtimet kanë treguar se trupi do të ngadalësoj prodhimin e melatoninës nëse ekspozohet ndaj dritës.Andaj, përpiquni që dhoma juaj të jetë e errët kur të flini./GazetaShneta/