Zelanda e Re ka vendosur të largoj pothuajse të gjitha kufizimet e saj ndaj COVID-19 brenda disa orësh pasi raporton se nuk ka raste aktive në vend.
Nën këtë, distancimi shoqëror nuk do të kërkohet më dhe nuk do të ketë kufizime në tubimet publike, por kufijtë do të mbesin të mbyllur shkruan BBC, transmeton GazetaShneta.
Zelanda e Re nuk ka raportuar asnjë rast të ri nga COVID-19 për më shumë se dy javë.
“Ndërsa jemi në një pozicion më të sigurt, më të fortë, nuk ka ende rrugë të lehtë për të rikthyer në normalitet, por vendosmëria dhe përqendrimi që kemi pasur në përgjigjen tonë shëndetësore tani do t’i jepet rindërtimit tonë ekonomik”, tha kryeministrja Jacinda Ardern./GazetaShneta/